Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë mbrëmjen e sotme në familjet e 3 viktimave të ditës së djeshme në Mat, si dhe ka vizituar të plagosurin Astrit Hani.
Pas daljes nga spitali kreu i opozitës ka shprehur dhe njëherë ngushëllimet për familjet e 3 viktimave si dhe i ka uruar shërim të shpejt Hanit.
Ndërkohë Basha tha se masakra e djeshme është e frymëzuar nga krimi në pushtet. Ndërsa shtoi se PD dhe opozita e bashkuar me ardhjen në pushtet do të rikthejnë sigurinë në vend, duke rivendosur me dorë të hekurt forcën e ligjit.
‘Dua të shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia për 3 familjet matjane që kanë humbur të dashurit e tyre. Dy djem të rinj dhe një baba bashkëshort në këtë ngjarje makabër, këtë masakër ndërsa ishin në krye të detyrës. Sonte sëbashku me kryetarin e Bashkisë së Matit, Kryetarin e Bashkisë së Klosit, deputeten Dhurata Çupa, kryetarin e PD-së, kemi qenë për ngushëllim tek familjet e Mentor Hoxhës, Erzen Alisë dhe Hamit Bucit dhe sapo kam vizituar dhe Atrit Hanin i cili për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhë nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Burrelit. Ngjarja e djeshme ka tronditur jo vetëm Burrelin por gjithë shqiptarët, ajo tregon kapitullimin total të shtetit përballë krimit dhe gjendjen e pasigurisë që mbretëron nga Shllia në qendër të Tiranës, nga Shkodran ë Vlorë. Modeli nga të cilat frymëzohen këto ngjarje kriminale ky 5 njerëz kanë humbur jetën brenda 24 orëve është ai që duhet të marrë fund dhe të zëvendësohet nga një qeverisje e përkushtuar, një qeverisje e cila kujdeset për sigurinë e qytetarëve dhe është pranë tyre në ditë të vështira si kjo e sotmja. I bëj thirrje kryeministrit të kyçë gojën që e përdor me fjalor harbuit për çdo gjë dhe tu shprehë ngushëllimet 3 familjeve dhe në veçanti familjarëve të 3 viktimave të kësaj masakra shtazarake, tu ofrojë siguri qytetarëve të Matit dhe të gjithë Shqipërisë, ndonëse kjam i bindur se çdo fjalë nga ana e tij nuk e zëvendëson ndjenjën e pasigurisë që mbijeton dhe as të ngushëlloj për dhimbjen e thellë që ndiejnë qytetarët e Matit. Por dua ti siguroj ata sikundër gjithë qytetarët shqiptarë se për mua, PD-në dhe gjithë opozitën, rivendosja me dorë të hekurt e rendit publik, rikthimi i moralit në forcat e rendit, kujdesi për jetën e qytetarëve, lufta pakompromis kundër krimit është prioritet numër 1. Ligji dhe rendi mund dhe do të vendosen me dorë të hekurt por parakusht për këtë është një qeveri e cila vjen jo si vullnet i kompromisit me krimin, por si vullnet për ta luftuar krimin. Edhe njëherë dua tu ofroj ngushëllimet e mia 3 familjeve, shërim të shpejt zotit Hani, dhe tu shpreh mbështetjen time qytetarëve të Matit për largimin e krimit nga politika, largimin e krimit nga rrugët sheshet dhe nga qeveria për ta çuar atë aty ku e ka vendin para drejtësisë dhe prapa hekurave’, tha Basha.