Parashikimi i motit për sot, ja çfarë pritet…

0
162

Gadishulli Ballkani po vazhdon të ndikohet nga zonë me presion të lartë atmosferik (A) me qëndër kryesore të pozicionuar në europën Verilindore e cila po mban mot të kthjellet në vendin tonë dhe Kosovë.

E premte, 12 tetor:  moti do të jetë me kthjellime, gradualisht në mesditë  vranësirat do të vijnë në shtim në Jug të vendit. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi  10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 3  lartësi  vale 0,5 deri në 1,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehtë.

Temperaturat min dhe max
Zonat  malore         6/19°C
Zonat e  ulëta          8/27°C
Zonat  bregdetare   15/27°C

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here