Digjet një automjet në Tropojë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dardania” dhe makina tip “Benz” i përket ish-drejtorit ët OSHEE-së, Rustem Gjonaj.
Nga hetimet paraprake mësohet se zjarrëvënia është e qëllimshme, nga persona ende të paidentifikuar.
Ende nuk ka njoftim për motivet e mundshme të këtij akti.
Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 12. 10. 2018, në lagjen “Dardania”, para banesës, është djegur pjesërisht mjeti tip “Benz”, i shtetasit R. Gj., vjeç 47. Po punohet për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.