“Timonieri i madh që s’ka lënë fjalor gjenital pa përdor ndaj njerëzve, do na padiska…”

0
379

Deputeti i PD Luaciano Boci permes nje postimi ne facebook ka reaguar ashper ndaj kryeministrit te vendit Edi Rama, ku shkruan qe “timonieri i madh” që s’ka lënë fjalor gjenital pa përdor ndaj njerëzve, do na padiska deri dhe faqet digjitale nëse na e shajnë.

Postimi i plotë: 

EDUKATORI I MADH
Ky “timonieri i madh” që s’ka lënë fjalor gjenital pa përdor ndaj njerëzve, do na padiska deri dhe faqet digjitale nëse na e shajnë.
Po na del tani si “edukatori i madh”.
Bukur fort!
Madje do na ngrika dhe FONDIN E EDUKIMIT me paratë që do fitojë nga gjyqet politike.
Ky që s’la drogë pa i mësuar e futur të rinjve shqiptarë në shkolla, deri tek anestezikët për kuajt, po na shitet si i revoltuari e shekullit, për edukatën e gabuar.
Ky që largoi 134 mijë fëmijë nga arsimi parauniversitar,
që mbylli 150 shkolla,
që po mbyll degët e edukimit në Universitetet publike, na shfaqet si i shqetësuari i edukimit.
Ky që largon cdo ditë me përdhunë të rinjtë nga ky vend po del si edukuesi i tyre i munguar.
Si foto të fondit me sa duket do të vendosë atë foton e famshme cullak “edukuese” .
Si slogan me siguri do të shkruajë atë “poezinë” e recituar në parlament për popullin:
“Çohu, çohu…
Po……………….”
Ja ku u kry!
A e sheh sa të shkon roli i edukatorit?!
Po mo po, bëje atë fondin se ke shumë nevojë të edukohesh.
Merrja lekër krimit që mban afër, klientit të koncesionit, e partnerit tënd të korrupsionit.
Dorëzo dhe të tuat.
Por mos harro edukimi i vërtetë nis kur ti të largohesh nga aty ku shet mend e çedukon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here