Donte me shumë mundësi të bënte një selfie nga ballkoni me pamje nga Panamaja, kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga kati i 27.
Viktima është një vajzë portugeze. Aksidenti fatal, i filmuar me video ka bërë xhiro në web dhe ka ndodhur në një rezidencë të Cangrejo.
Lajmin e tragjedisë e kanë dhënë shërbimet e sigurisë panameze që kanë dhënë një mesazh sensibilizues: ’Mos rrezikoni jetën për një selfie. Është më e rëndësishme të humbësh një minutë në jetë, se sa të gjithë jetën në një minutë’.
Një mik portugez i viktimës shkruan: Kjo grua ishte mikesha ime më e dashur dhe ishte nëna e dy fëmijëve.
Quhej Sandra ishte një mësuese dhe ndodhej në Panama për punë”.
Një studio e India Institute of Medical Sciences në Nuova Delhi pas një studimi ka zbuluar që 259 persona kanë humbur jetën teksa tentonin të bënin një selfie nga tetor 2011 deri në nëntor 2017. Rezultatet janë publikuar në Journal of Family Medicine e Primary Care.