Temperaturat e ulëta janë shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe me stuhi, duke shkaktuar një situatë katastrofike në Francën jugperëndimore.
Si pasojë e përmbytjeve 10 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë zhdukur.
Zona më e prekur ishte qyteti i Trebes, i cili qëndron mes një kanali dhe dy lumenjve. Autoritetet lokale thonë se vetëm brenda disa orëve gjatë natës, ra shi më shumë se gjatë shtatë muajve të fundit.
Situata alarmante, bëri që presidenti francez të anulonte axhendën e tij politike dhe të fluturonte drejt zonës së përmbytjes.
Gjithashtu aty shkoi edhe kryeministri Edouard Philipe, i cili u takua me personelin e shërbimit emergjent dhe u ofroi mbështetjen e tij.
Rreth 350 zjarrfikës u përfshinë në operacionet e shpëtimit, një numër që do të dyfishohet pasi shumë prej tyre pritet të merren me pasojat.