Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa me një postim në rrjetin e saj social “Facebook” i bën apel bashkisë së Tiranës të ndërhyjë dhe të marrë masa për situatën në rrugën Besim Alla, në Misto Mame.
Zhupa shkruan se “kjo rrugë nuk është e planifikuar të mbajë makina me tonazhe të rënda, por edhe trafiku është i rënduar në këtë aks pasi Kryetari i Bashkisë Veliaj kalojnë me orar në unzë dhe devijohen në këtë rrugë.
Postimi i plotë:
Çmenduria e makinave me tonazh te rende ne rrugën Besim Alla, ne Misto Mame, një rruge e cila nuk është e planifikuar për te mbajtur te tilla volume çdo dite. Duke qene se makinat me tonazh te rende sipas Bashkisë duhet te kalojnë me orar ne unazën e madhe për te kthesa e Kamzës dhe anasjelltas, këto futen ne ketë rruge.
Nje trafik i jashtëzakonshëm, ndotje akustike e niveleve te larta për zonën, shkatërrim i rrugëve, nivel i larte i ndotjes se ajrit për ketë zonë. Bashkia ka thënë që do ndalohen furgonat ndërkohë që është orari i fëmijëve për shkollë, ndërsa ne ketë rrugë prindërit janë të detyruar të shkëmbehen dhe te presin ne trafik nga këto makineri te tonazhit te rende kur shoqërojnë fëmijët e tyre.
Në emër te banoreve te cilët janë ankuar gjithandej i bej apel Bashkisë së Veliajt të ndërhyjë dhe të marr masa për ketë situatë jo normale.
Video-ja e gjendjes aktuale: