Skuadra gjigande e futbollit anglez, Manchester United është një ndër skuadrat më të mëdha në Evropë ku që nga viti 2005 është në pronësi të familjes Glazer. Por ditët e fundit ka pasur një ofertë nga një njeri i “fuqishëm” ekonomikisht për ta blerë atë, Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman.
Pasuria e familjes mbretërore të Arabisë Saudite, kap vlerën e 850 miliardë paund dhe së fundmi janë duke ndjekur trendin e sheikëve për të pasur pronësi një klub të madh. Megjithatë, familja Glazar nuk e ka në plan të shesë Manchester United, por sipas mediave britanike shuma që ata mund të hynë të bisedime është 4 miliardë paundë.
Ajo që vihet re vitet e fundit është interesimi i lartë kanë sheikët për tu bërë presidentë klubesh të mëdha. Ku shumë prej tyre kanë nën drejtim ekipe të njohura si PSG, Manchester City etj.
Klubi i Manchester United ka pasur dhe më parë marrëveshje me njerëz të pushtetshëm nga Arabia Saudite, pasi kanë bashkëpunuar me Saudi Telecom që në vitin 2008 dhe me gjithë impaktin madhor që kanë miliardat e vendit të paradokseve të mëdha, gjithçka mund të ndodhë.