Krem hidratues, masazhe, maska… Ja çfarë duhet të bëni që lëkura juaj të jetë e butë dhe e lëmuar edhe në dimër.
Fërkojeni trupin me sapun të zi
Të paktën njëherë në jave lajeni trupin me sapun të zi dhe fërkojeni mirë në mënyre që qelizat e vdekura të largohen.
Bëjini maska fytyrës me miell misri
Që fytyra juaj të mos irritohet bëni një maske me miell misri. Përziejeni më pak qumësht dhe aplikojeni në fytyrë.
Hidratojuni me vaj argani çdo mbrëmje
Aplikoni vaj argani bio çdo mbrëmje dhe do ndieni ndryshime rrënjësore.
Hiqni dorë për disa kohë nga makijazhi
Për një periudhe kohë gjatë dimrit shmangeni makijazhin dhe pastrojeni fytyrën çdo mëngjes e darkë duke përdorur me pas krem hidratues.
Përdorni vaj bajameje
Hidhni një lugë çaji vaj bajameje ne shampon e trupit dhe lajuni me të. Mund të bëni të njëjtën gjë edhe me kremin apo qumështin hidratues, por duke hedhur vetëm disa pika.
Përhapeni kremin hidratues me anë të një dorashke
Për këmbë me te bukura dhe më të buta, çdo mëngjes përhapeni kremin hidratues me dorashkën qe lani trupin. Ajo do largojë qelizat e vdekura dhe do mundësojë përthithje më të shpejte.
Konsumoni rregullisht vaj ulliri
Kjo do ju mundësojë një lëkurë edhe më të bute
Përdorni krem me bazë glicerine
Mund të përzieni pak krem glicerine me vaj bajameje dhe ta përhapni nëpër trup apo në fytyre çdo mëngjes.