Një shqiptare që jetonte në Itali që nga viti 2003, është depërtuar ditën e sotme pasi dyshohet se ka rekrutuar gra të tjera për organizatën terroriste të ISIS.
Largimi i saj vjen në kuadër të rritjes së sigurisë shtetërore dhe goditjeve të rasteve, të cilat kanë lidhje me celula të rrezikshme kriminale.
Sipas mediave italiane, shqiptarja Arta Kacabuni jetonte pranë Grosetos në pjesën jugore të Tosakanës. “Arta Kacabuni thuhet se ka rekrutuar gra të tjera për të “përqafuar radhët e ISIS” me qëllim për të shkuar dhe luftuar në Siri”, tha ministria e brendshme”, përcjell ANSA.
Ministria tha se shqiptarja ishte shpallur fajtore nga një gjykatë e Milanos, e cila dyshohet se i përkiste një shoqate që kryente rekrutime grash dhe vajzash për llogari të ISIS.