Ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha u mor sot në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me çështjen ‘Babalja’.
Hoxha qëndroi rreth tre orë në Prokurori ku dha llogari për videon e dytë të publikuar nga deputeti i PD-së Ervin Salianji, ku shfaqet Fredi Alizoti në një tjetër dëshmi për këtë çështje. Pasi doli nga ambientet e prokurorisë, Hoxha nuk ka asnjë deklaratë për mediat, ndërsa tha se; ‘ua sqaron prokuroria’.
Hoxha thuhet se ka regjistruar videon ku shihet Alizoti, per çështejen “babale” qendrimi qe mbajti Florenc Hoxha ne Prokurori ishte heshtje gjate gjithe kohes. Por kush eshte ne te vertet Florec Hoxha?
Ish- kreu i policise bashkiake ne kohen kur bashkia drejtohej nga Lulzim Basha ai eshte i njohur per disa skandale qe i kane ndodhur asaj kohe, por gjykata e ka nxjerr te pafajshem.