Një shqiptar është arrestuar nga policia e Catania-s në Itali, pasi në shtëpinë e tij kishte fshehur 84 kg marijuanë.
Shqiptari me iniciale M.R, 35 vjeç, ndiqej prej kohësh nga policia italiane, pas informacioneve të marrë në rrugë operative.
Gjatë kontrollit të bërë nga autoritetet italiane, 35-vjeçari shqiptar e kishte fshehur drogën në dhomën e tij të gjumit. Policia ka sekuestruar dhe të gjitha sendet e tjera që përdoreshin nga shqiptari për paketimin e marijuanës.
Droga e sekuestruar ishte e destinuar për tu hedhur në tregun e qytetit të Etneo-s dhe nëse do të shitej me pakicë do të kapte vlerën e 600,000 Eurove.