Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta priti një përfaqësi të “Shoqatës Nikaj-Mërtur” të drejtuar nga Dr.Mhill Gecaj dhe deputeti i Tropojës, z.Isuf Çelaj.
Presidenti Meta vlerësoi iniciativën e shkëlqyer të kësaj shoqate për hapjen e rrugës për Curraj të Epërm, bazuar në kontributin dhe donacionet e anëtarëve të kësaj shoqate.
Po kështu Presidenti vlerësoi frymën e shkëlqyer të bashkëpunimit të komunitetit të kësaj zone me Bashkinë e Tropojës dhe deputetin Çela për realizimin me sukses të këtij projekti.
“Ju e nisët vetë rrugën e ndryshimit në Curraj të Epërm e Nikaj-Mërtur, – tha Presidenti Meta, “tani është koha që ta vazhdojmë së bashku, pasi resurset për zhvillimin e turizmit në atë zonë janë të jashtëzakonshme”.
Përfaqësuesit e Shoqatës Nikaj e Mërtur shprehën angazhimin e tyre që mirëmbajtja e restaurimi i shpejtë i banesave të tyre nuk do të cënojë as traditën vendase dhe as peisazhin e mrekullueshëm natyror.