Rama harron se nën qeverisjen e tij , bastet e kumari kulmuan në çdo cep të Shqipërisë. Akuzon opozitën se po i mbron!

0
200

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ditën e sotme në rrjetin e tij social, ‘Twitter’, në lidhje me lojërat e fatit, ndërsa ka shtuar se Sali Berisha vijon t’u dalë për zot atyre.

Sipas tij, opozita ka mbetur peng i politikës së dëshpëruar dhe se partia e Berishës i ka dalë kundër kontrollit mjekësor falas, duke përdorur standardet e dyfytyrësisë.

“Saliu u del për zot basteve, partia e vet i del kundër kontrollit mjekësor bazë FALAS. Këto janë dy fytyrat kuptimplota të një opozite që ka humbur bastin me të ardhmen dhe ka mbetur peng i një politike të dëshpëruar dyfytyrësie e shterpësie të ububushme. Bastet vdiqën Sali”, shkruan kryeministri Rama në “Tëitter”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here