Shqiptarja arriti të fitojë zgjedhjet lokale në Belgjikë, ‘U kry, babush’

0
247

Një 23- vjeçare shqiptare ka konkurruar dhe ka arritur të fitojë zgjedhjet lokale në Belgjikë.

Deniza Miftari  është me origjinë nga Gjilani i Kosovës. Miftari ka arritur të bëhet pjesë e asamblesë së qytetit të Roeselare-s në Belgjikë, duke u bërë kështu shqiptarja e parë që merr pjesë dhe anëtarja më e re në moshë.

Në një intervistë për gazetën ‘Metro’ 23 vjeçarja rrëfen jetën e saj , pasionin për muzikën dhe sportin . Në prag të diplomimit për shkenca sociale , 23 vjeçarja po studion në fakultetin VIVES në Kortrijk, në Belgjikë, ku gjithashtu është kryetare e këshillit studentorë dhe anëtare e këshillit akademik dhe bordit të drejtorëve. Miftari ka emigruar në Belgjikë me familjen kur ishte vetëm 3 vjeç, ndërsa përmes një statusi në rrjetin social facebook tregon se suksesin e saj ia dedikon të atit të saj te ndarë nga jeta .

Ajo rrëfen se ka qenë babai i saj, i cili nuk jeton më, që e dëshironte fort këtë ëndërr të realitet për të. “U kry, babush” shkruan mes të tjerash në facebook.

Të dielën, më 14 tetor në Belgjikë u mbajtën zgjedhjet lokale ku kandiduan edhe 57 belgo-shqiptarë . Mësohet se 10 prej tyre e fituan postin e këshilltarëve komunalë , krahasuar me vitin 2012 kur ishin vetëm 5 .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here