Universitetet publike, doktoratura e bllokuar prej 5 vitesh

0
224

Që prej vitit 2013 cikli i tretë i studimeve është bllokuar në Universitetet Publike, duke prerë në këtë mënyrë aspiratën e çdokujt për nisjen e doktoraturës.

Ishte Kryeministri Edi Rama që pas ardhjes në pushtet i bllokoi ato, madje duke ironizuar edhe disa prej punimeve që iu kishin dhënë titullin doktor profesorëve dhe infermierëve,

Gjatë 5 viteve, Universitetet Publike janë penalizuar nga kjo e drejtë me pretendimin se nuk plotësonin kriteret ndërsa shpesh universitetet private kanë qënë në qëndër të akuzave se kanë pranuar 360 doktorantë.

Por kjo është hedhur poshtë nga Ministria e Arsimit, përfaqësues së të cilës janë shprehur se këtë vit doktoraturave do iu hapej drita jeshile.

Të kontaktuar nga Ora News disa drejtues universitetesh thonë se janë ende në pritje, dhe se shpresojnë që brenda muajit nëntor të çelet cikli i tretë i studimeve.

Por cilat janë kriteret për të përfituar titullin doktor?

Së pari duhet që kandidati të ketë realizuar së paku 3 referime, 2 nga të cilat të jenë mbajtur në veprimtari shkencore ndërkombëtare.

Por edhe pse punimet shkencore duhet të jenë origjinale jo ta pakta kanë qënë rastet kur në to janë konstatur plagjiature.

Fenomen ky i hasur edhe në Europë, por ndryshe nga Shqiperia ata që janë përfshirë në të tilla skandale kanë dhënë dorëheqjen edhe pse kanë ushtruar funksione të ndryshme si president apo minister i një vendi.

Në rastin e Shqipërisë mbetet ende të shihet se cili do të jetë veprimi i institucioneve kompetente./OraNews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here