Mediat spanjolle: Shqiptarët të 2-tët për prostitucion

0
275

Mediat spanjolle kanë publikuar një statistikë së fundmi ku thonë se shqiptarët janë numri dy për sa i përket shfrytëzimit të prostitucionit, kjo sipas numrit të arrestuarve për këtë vepër penale..

Madje dhe sot në ditën evropiane kundër trafikimit të qenieve njerëzore, policia spanjolle thotë se ka realizuar gjithsej 536 operacione kundër shfrytëzimit seksual, duke çuar në pranga 1,219 njerëz, kryesisht nga Spanja, Shqipëria, Nigeria dhe Kina, shkruan El Culus.

Të dhënat vijnë ndërsa në Spanjë u organizua një tjetër operacion sot në bashkëpunim me Europol, duke shkatërruar një rrjet kriminal i dedikuar për trafikimin e personave me qëllim shfrytëzimin, duke çuar në pranga 15 persona.

Arrestimet u realizuan në tri provinca spanjolle: tetë prej tyre në Palma de Mallorca, pesë në Alicante dhe dy të tjerë në Las Palmas de Gran Canaria. Agjentët gjithashtu kanë liruar pesë viktima të cilët ishin të detyruar të paguajnë një borxh prej 35,000 euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here