Droga “mishngrënëse”, i kthen përdoruesit në zombi të gjallë. Ajo kalb mishin e atyre që e përdorin dhe autoritetet policore të Austrisë paralajmërojnë se ajo do të tregtohet edhe atje.
Krokodil është e prodhuar nga një lloj boje e hollë dhe nga benzina. Është aq gërryese sa që fillon të kalbë lëkurën rreth vendit ku injektohet. Fillimisht droga është prodhuar në Rusi, rreth 10 vjet më parë dhe përdorej si një alternativë e lirë që zëvendëson heroinën dhe policia tha se ishte i pashmangshëm tregtimi i saj deri në Australi.
Personat e varur nga droga krokodil i bën njerëzit si zombi dhe mishi i tyre kalbet deri në kockë. Është kaq e dëmshme saqë quhet ‘droga që ha të rinjtë’.
Ajo që është më e frikshme, është se kjo lloj droge prodhohet edhe në kushtet e shtëpisë. Nuk ka nevojë për laboratorë të sofistikuar. Përdoruesve të varur nga droga krokodil iu mbetet vetëm 2 vjet jetë.