Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pasi kryeministri njoftoi se deputetët e tij po kërcënoheshin me mesazhe nga të burgosurit.
Ja reagimi i plotë i Ylli Manjanit:
Dy pyetje për partinë shtet që na e kërcënokan nga burgu:
1. Këto të (para)burgosurit nga i marrin celularët që shkruajnë sms? Në burg nuk lejohen celularët.
2. Nga jua dinë numrat e telefonëve deputetëve, të cilëve ju shkruajnë?! Me kaq konfidencë vetëm të njohurve mund t’i shkruash.
Apo edhe këto pyetje janë shpifjeeeeee…”përfundon Manjani duke ironizuar fjalën “shpifje”, që Rama ia përsëriti gazetarëve në studio dhjetë herë pa ndalim.