Kryeministri Rama ka reaguar për operacionin e zhvilluar nga policia në Has, ku u zbulua një laborator i përpunimit të drogave të forta.
Reagimi i plotë:
Në gjithë botën normale operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses, në gjuhën e dëshpërimit opozitar ato quhen faje të qeverisë. Operacioni i sotëm është një tjetër provë e qartë force e shtetit kundër krimit, në vazhdën e një beteje që do të vijojë pa kompromis Deri në Fund.