Lotaria amerikane, ambasada: Kujdes, përfshini bashkëshortët në aplikim

0
162

Vazhdojnë aplikimet për lotarinë ameri kane deri në 6 nën tor të këtij viti, në një kohë që paqartësitë e pyetjet e ap-likantëve janë të shumta. Ditën e djeshme, në faqen e saj zyrtare, ambasada ameri-kane në Tiranë u është përgjigjur të gjitha kërke-save të të interesuarve për DV-2020. Sipas pyetjeve, deri më tani përfshirja ose jo e bashkëshortëve gjatë ap-likimit ka krijuar jo pak konfuzion te kandidatët. Ambasada ka sqaruar se bash-këshorti/ja apo fëmijët nën 21 vjeç duhet të përfshihen në aplikim. “Ti aplikon si ap-likant/e kryesore tek apliki-mi yt dhe përfshin bash-këshortin (ose bashkëshorten) dhe fëmijët nën 21 vjeç të pamartuar në momentin e aplikimit. Bashkëshorti ose bashkëshortja juaj aplikon si aplikant/e kryesore tek ap-likimi i tij/saj dhe përfshin bashkëshortin (ose bashkëshorten) dhe fëmijët nën 21 vjeç të pamartuar në mo-mentin e aplikimit. Edhe fëm-ija mund të kryejë aplikimin e tij/saj si aplikant kryesor, nëse mbaron shkollën e mes-me, që kualifikohet, përpara shtatorit 2020, parashikuar që ka numra vizash ne dis-pozicion”,-theksojnë ek-spertët e ambasadës.

KRITERET
Të gjithë aplikantët e lo-tarisë së Vizave të Shumël-lojshmërisë (DV) këshillohen të shqyrtojnë udhëzimet mbi kriteret e kualifikimit të ar-simimit dhe punësimit para se të aplikojnë. Aplikanti kryesor (ai që është përzgjedhur në bazë të num-rit të aplikimit) duhet të ketë arsimim apo punësim të kualifikueshëm me qëllim që të kualifikohet për një vizë të programit të lotarisë së DV-së. Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është i barasvlefshëm me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4 vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm). Diplomat e shkollës së mesme gjimnaz me kohë të plotë kualifikohen për lotarinë. Shkollat e mesme profesionale me kohë të plotë mund të kualifiko-hen nëse ato në thelb për-puthen me kërkesat thelbë-sore të një të arsimi të mesëm me kohë të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi përfun-dimtar do të merret nga ofic-eri konsullor në ditën e inter-vistës për vizë. Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme – pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë, përf-shirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata (me kohë të pjesshme, pa sh-këputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespon-dencë) nuk kualifikohen për programin e lotarisë. “Edhe nëse ju keni mbaruar një pjesë të shkollës së mesme në sistemin pa shkëputje nga puna dhe pjesën tjetër në sistemin me kohë të plotë, kjo diplomë nuk kualifikohet për programin e lotarisë. Diplo-mat universitare kualifiko-hen për programin e lotarisë së DV-së”,-thotë ambasada. Ndërkohë aplikantët që nuk përmbushin kriterin e ar-simimit, duhet të përm-bushin kriterin e përvojës në punë për dy vjet në një pro-fesion që kërkon të paktën dy vjet trajnim apo përvojë brenda një periudhe pesëvjeçare menjëherë para aplikimit. Vetëm disa profe-sione specifike kualifikohen për programin e Vizave të Shumëllojshmërisë. “Për t’u kualifikuar për një vizë të lo-tarisë mbi bazën e eksperi-encës së punës, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5, e klas- ifikuar në Përgatitjen Profe-sionale Specifike (SVP) të vlerës 7.0 ose më lart. Profe-sionet kualifikuese të DV-së janë të renditura në Bazën e të dhënave të Departamentit të Punës O*Net Online Data-base”,-theksojnë ekspertët.

STATUSI MARTESOR
Të gjithë ata që do të bëjnë regjistrimin e DV-2020 duhet të plotësojnë edhe informa-cionin mbi statusin aktual martesor si: i/e pamartuar; i/e martuar dhe bashkëshorti/ja ime nuk është qytetare amerikane, apo me green card; i/e martuar dhe bash-këshorti/ja ime është qyteta-re amerikane, ose me green card; i divorcuar; i ve, ose i ndarë ligjërisht. Mospërfshir-ja e një bashkëshorti/eje ekz-istuese në datën që do të dorëzoni aplikimin tuaj ësh-të shkak për skualifikim dhe refuzim të vizës. Nëse bash- këshorti/ja juaj është qytetar Amerikan apo Banor i Përhershëm i Ligjshëm, mos e përfshini atë tek apliki-mi juaj. Një bashkëshort, i cili tashmë është një qytetar Amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm nuk do të kërkojë dhe as nuk do t’i lëshohet një vizë DV. Ndaj, nëse zgjidhni opsionin “i martuar dhe bashkëshorti/ja ime është qytetare amerikane, ose me green card” tek apliki-mi juaj, sistemi nuk do t’ju kërkojë të vendosni informa-cionin për bashkëshortin/en. Kandidatët duhet të renditin emrin, datën e lindjes, gjin-inë, qytetin e lindjes, dhe sh-tetin e lindjes për të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç në ditën e regjistrimit elektronik, pavarësisht nëse ata jetojnë apo jo me aplikuesin, apo s’kanë ndërmend ta shoqërojnë në Shtetet e Bashkuara.

PËRZGJEDHJA
Përzgjedhja e aplikantëve bazuar në shpërndarjen e vizave të disponueshme për çdo rajon dhe shtet, individët do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri ndërmjet ap-likimeve të kualifikuara. Të gjithë aplikantët e DV-2020 duhet të shkojnë tek Kontrol-li i Statusit të të Regjistru-arve duke përdorur numrin unik të konfirmimit të ruaj-tur nga regjistrimi për DV-2020 i aplikimit të tyre në in-ternet për të gjetur nëse ap-likimi i tyre është përzgjedhur në programin e DV. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të jetë në dispozicion në faqen e inter-netit të E-DV www.dvlottery.state.gov duke filluar nga 7 maji 2019 deri të paktën më 30 shtator 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here