Portale shqiptare që paguhen nga qeveria greke, dalin emrat e parë

0
612

Pas skandalit të publikuar ditën e djeshme që mjaft media në vendin tonë janë financuar nga Greqia, Fax News ka siguruar edhe emrat.

Bëhet fjalë për portalet dhe institucionet: Albanian Free Press, Himara.gr, Epirus (gazetë në veri të Greqisë), Instituti i Studimeve Mediatike.

Por kjo nuk është lista e plotë, dyshohet se ka edhe mjaft media të tjera  që ende nuk janë bërë publike.

Dyshohet se mediat dhe gazetarë të tjerë shqiptarë kanë përfituar ndër vite miliona euro nga shteti fqinj.

Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias theu heshtjen në lidhje me financimin e mediave në Shqipëri dhe Maqedoni.

Kotzias i acaruar  përdori fjalët, si ‘idiotësi’  dhe ‘mungesë seriozitetit’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here