Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor te koduar “Mengel”.
Goditet një rast i trafikimit të minave me telekomandë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 4 (kater) copë mina shpërthim në distancë.
Njoftimi i policisë
Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e personave që tentojnë të trafikojnë armë zjarri e lëndë plasëse, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, të mbështetur nga Sektori i Shërbimeve Policore të Specializuara pranë D.V.P Elbasan, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: – Petraq Kote, 28 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet policore, shtetasit Petraq Kote, në ambientet e një lokali në fshatin Mengel, Njësia Administrative Labinot-Fushë, iu gjetën 4 copë mina me shpërthim në distancë, të pajisura me aparat telefoni celular me bateri, fije përcjellëse dhe magnet të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vijon operacioni për identifikimin e shtetasit /shtetasve të cilëve ky shtetas do t’ua shiste. Materialet në ngarkim të shtetasit Petraq Kote,i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të parashikuar nga neni 278/5 i