Vasili tallet keq me Ramën: “Unë jam me Michele Placidon dhe jo me shqipen e sakatuar të shkollëpaktit.”

0
222

“Unë jam me Michele Placidon dhe jo me shqipen e sakatuar të shkollëpaktit.” Këto janë fjalët ironizuese që përdor kryetari i grupit parlamentar të LSI-së për kryeministrin Edi Rama.

Pas intervistës së aktorit dhe regjisorit të njohur italian Michale Placido, i cili kundërshtoi prishjen e Teatrit Kombëtarë, Vasili e quan Ramën sharlatan
në krye të qeverisë, të mjere në logjikë,të trashë në argumentim dhe bajat në shqipen e tij të varfër si një përzierje mendimesh moçalore që kuterbojnë boshllëk idesh dhe horizonti.

“Une jam me Michele Placidon dhe jo me shqipen e sakatuar te shkollepaktit. I madhi Michele Placido foli per Teatrin tone Kombetar dhe tha “Shembja e kësaj godine do të ishte një akt barbar që do të shkonte kundër historisë së vendit tuaj, megjithëse nuk besoj se qeveria shqiptare do ta ndërmarrë një hap të tillë”.

Placido e konsideron si një mision mbrojtjen e kësaj ndërtese dhe shton:

“Një vend nuk mund të ndërtohet duke shkatërruar ndërtesat e vjetra kulturore, sepse nuk është kjo mënyra se si ti i prezantohesh Evropës. Nuk mendoj se do ta bëjë këtë gabim qeveria shqiptare, sepse do të shkatërronte një pjesë të kulturës shqiptare”, shkruan Vasili.

Reagimi i Vasilit:

“Une jam me Michele Placidon dhe jo me shqipen e sakatuar te shkollepaktit.

I madhi Michele Placido foli per Teatrin tone Kombetar dhe tha
“Shembja e kësaj godine do të ishte një akt barbar që do të shkonte kundër historisë së vendit tuaj, megjithëse nuk besoj se qeveria shqiptare do ta ndërmarrë një hap të tillë”.
Placido e konsideron si një mision mbrojtjen e kësaj ndërtese dhe shton:

“Një vend nuk mund të ndërtohet duke shkatërruar ndërtesat e vjetra kulturore, sepse nuk është kjo mënyra se si ti i prezantohesh Evropës.

Nuk mendoj se do ta bëjë këtë gabim qeveria shqiptare, sepse do të shkatërronte një pjesë të kulturës shqiptare.”

Por ja cfare thote shkollepakti Rama ne studion e Canit:
Rama: Teatri do ndërtohet … nuk kam ndërruar mendje
Rama: Unë kam pyetur shumë vite përpara arkitektë të ndërtimeve të ndryshëm dhe ekspertë të fushës së trashëgimisë, nga ata seriozët, dhe s’kam dëgjuar një të më thotë kjo duhet ruajtur dhe duhet mbajtur.”

Gjykoni vete se cfare sharlatani kemi ne krye te qeverise,te mjere ne logjike,te trashe ne argumentim dhe bajat ne shqipen e tij te varfer si nje perzierje mendimesh moçalore qe kuterbojne boshllek idesh dhe horizonti

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here