Javën e kaluar një vrasje tronditi Australinë e largët, ku viktima rezultoi të ishte një shqiptar ku në banesën e tij kultivohej drogë.
Pas kësaj ngjarje, policia australiane ka bërë të mundur të arrestojë të dyshuarin kryesor të këtij krimi, Aaron Donald Carver, 35 vjeç.
Aaron Donald Carver, 35 vjeç, u vu në pranga në Queensland të premten e më pas u transportua në Adelaide, ku ndodhi edhe krimi.
Në aeroport Aaron Donald Carver mbuloi fytyrën me xhup dhe refuzoi t’u përgjigjej gazetarëve që prisnin aty.
“Ik q***”, ishte sharja drejtuar reporterëve që prisnin një prononcim nga ai.
Dyshimet e hetuesve janë se Carver ka vepruar në bashkëpunim. Grupi dyshohet se ka ekzekutor viktimën e më pas ka marrë një sasi të konsiderueshme droge nga banesa.