Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë i ftuar këtë mbrëmje në “Open”, të Eni Vasilit.
Berisha do të jetë përballë një paneli gazetarësh e do të flasë për operacionin e fundit policor që çoi në arrestimin e 26 personave.
A ishte ky një operacion i suksesshëm. Çfarë fshihet dhe kush nuk u prek nga ky aksion? Ish kryetari I Partisë Demokratike do të pyetet gjithashtu edhe për ligjin për mbylljen e lojërave të fatit, për nismën kundër shpifjes, etj.