Nga Luçiano Boçi
BIZHOZI MONOPOL SHTETËROR, ARSIMI ME KONCESION?!
Rama kërkon të kontrollojë me ngulm të pacipë çdo sektor të ekonomisë që atij i pjell para, favore e interesa, pa pyetur fare për rregulla, norma apo parime.
Absurdet që prodhojnë iniciativat e tij janë të paimagjinueshme. Shtetëzoninisitivën private dhe koncesionon për privatët shërbimet themeltare të një shteti.
Ndërsa tregun e bixhozit kërkon ta monopolizojë nëpërmjet gjoja bërjes së tij “monopol shtetëror”, sektorët e tjerë shtetërorë i ka kapur prej fyti nëpërmjet koncesioneve, duke ekzekutuar hapur konkurrencën e lirë si parimin themelor të tregut të lirë.
Pasi degradoi tërësisht mjekësinë me koncesionet superkorruptive të chek-up, të sterilizimit, të hemodializës,
pasi mbolli si këpurdha me koncesion inceneratorët e dyshimtë,
pasi i dorëzoi me koncesion pasurinë tokësore e nëntoksore klientelës së preferuar,
Rama tani i është sulur me koncesion në dorë dhe arsimit.
Tingëllon e pabesueshme, por gjithçka po përgatitet me kujdes. Shërbimet që mbulon arsimi nuk janë të pakta.
Milionat që qarkullohen aty, Rama kërkon t’i kanalizojë drejt interesave të veta.
Për këtë bashkë me Linditën, me të cilën i kanë vënë tash pesë vite kazmën arsimit, kanë rrëmbyer lopatën e koncesioneve.
Brenda strukturës së Ministrisë së Arsimit, Rinisë e Sporteve, kanë shpikur e projektuar për këtë qëllim një drejtori speciale:
Drejtorinë e KONCESIONEVE, Prokurimeve dhe Partneriteteve.
“Pa dashje me qëllim” në krye të kësaj kanë projeksionuar një person që “rastësisht” është me mbiemrin Koleka (O).
Dmth, njeri i afërt me Kryeministrin.
Dmth, që të gjitha koncesionet arsimore, tenderat, PPP do kalojnë nëpërmjet kësaj “dore të hekurt”.
Ramës nuk do t’i kalojë kështu asnjë mi koncesioni, nën mustaqe.
Në këtë derexhe koncesionare, as rilindasi më optimist nuk e kishte menduar Arsimin!