Deputeti i PD Bardh Spahia akuzon kryeministrin Edi Rama si dekonspirues të operacioneve të iniciuara sipas tij nga partnerët e huaj.
Siç shkruan deputeti shkodran, Rama i paralajmëroi “miqtë e tij kriminelë” në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, tri netë më parë kur paralajmëroi goditjet.
“Edi Rama dekonspiroi ‘super’ aksionet e policisë të iniciuara nga partnerët e huaj. Natën përpara në emisionin Zonë e Lirë ai lajmeroi miqtë e tij kriminele:
‘Edhe neser edhe pasnesër, flas nesër pasnesër jo në të ardhmen; edhe nesër edhe pasnesër do të ketë goditje të reja, do vazhdojnë goditjet’
Kesaj i thonë, ikni se do vijme t’ju kapim!”, shkruan Bardh Spahia me nota ironie.