Noizy dhe Dafina Zeqiri publikuan klipin e tyre të ri. “A don Love?” është projekti fundit i reperit shqiptar me këngëtaren shumë të suksesshme nga Kosova.
Bashkëpunimi mes dy këngëtarëve ishte lajmëruar më herët nga ata dhe pas daljes se tij mediat aluduan për një lidhje të mundshme mes artistëve.
Pamjet nga videoklipi janë shumë të bukura, por ashtu edhe momentet e Dafit dhe Noizyt të cilët shfaqen të përqafuar. Mos po lind një histori e re dashurie?!
Por sigurisht që ata janë artistë profesionistë dhe marrëdhënia në këtë rast mund të jetë vetëm për të rrëfyer një historie dashurie në këngë. Gjithsesi ne po e lëmë në formën e pyetjes dhe pasi të shikoni videoklipin mund të vendosni vetë në qoftë se ka diçka më shumë mes tyre.