Deputeti i PD, Luçiano Boçi është kthyer në shkollën e fshatit Mengël ku para disa javësh prindër dhe nxënës protestuan për mbylljen e godinës. Pas protestës së banorëve dhe nxënësve ku u bllokua edhe rruga nacionale, bashkia lëvroi investimin dhe nisi rikonstruksionin e shkollës. Përmes një statusi në Facebook, Boçi shkruan se Mengëli me protestën e tij ka shkruar historinë, pasi sipas tij vetëm falë kësaj proteste institucionet reaguan dhe shkolla rifilloi të funksionojë.
Postimi i Luçiano Boçit
Sot në Mengël inaguruam hapjen e shkollës së rikonstruktuar.
Inaguruam njëkohësisht dhe fitoren e protestës e solidaritetit qytetar!
Këta fëmijë e prindërit e tyre ishin prej tre javësh protagonistët e një beteje të pashembullt, kundër arbitraritetit qeveritar, shurdhërisë dhe makutërisë ministrore, harbutërisë e dhunës policore.
Mengëli me aktin e tij ka shkruar historinë.
Dashuria për dijen dhe shkollën e këtyre fëmijëve zmbrapsi babëzinë e banditizmin e pushtetit.
Ballët e tërmetëve e të policëve nuk i mundën dot ata.
Mësimi që ata dhanë vlen sa për mijëra fjalime tonat.
Me protestë rrëzohet çdo padrejtësi…