Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në ambientet e paraburgimit në Komisariatin Nr.3.
I ndaluari Dritan Rica, 45 vjeç ka ndërruar jetë.
Sipas policisë, dyshohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e ndonjë arresti kardiak.
Pritet ekzaminimi mjeko-ligjor për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë Informacion Paraprak
Më datë 24.10.2018, rreth orës 04:45, në ambjentet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.3, ka ndërruar jetë i ndaluari D. R., 45 vjeç.
Nga kqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera. Paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e ndonjë arresti kardiak.
Pritet raporti i mjekut ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes.