Prej disa ditësh ka qarkulluar një listë e dyshimtë, në të cilën identifikoheshin njerëz të medias dhe ekranit në Shqipëri, që kishin marrë para nga ministria e jashtme greke, që të ndikonin pozitivisht në opinionin publik të vendit, në favor të marrëveshjes.
Mes shumë emrave që qarkulluan në listë, ishte edhe ai i deputetit të PD-së, Ervin Salianji, ndërsa vetë ky i fundit reagoi nëpërmjet një statusi në Facebook, ku theksoi me përgjegjësi të plotë se nuk ka marrë asnjë cent nga qarqet greke.
Salianji tha se kjo listë është shpërndarë nga portalet e sponsorizuara nga qeveria dhe partia Socialiste dhe është bërë për të shmangur vëmendjen nga thelbi i çështjes, ndërsa bëri thirrje që shteti të kërkojë zbardhjen e plotë të financimeve të paligjshme në Shqipëri.
Ja reagimi i plotë i Salianjit:
Kanë qarkulluar disa “listpagesa greke” në portalet e sponsorizuara nga Qeveria dhe PS. Janë lista që dukshëm janë publikuar për të shmangur vëmendjen nga thelbi i çështjes.
Greqia ka politikën e saj, ne kemi detyrimin tonë kombëtar të zbulojmë nëse miliona Eurot janë përdorur për të ndikuar në politikanë apo zyrtarë të administratës publike. Shteti jonë, çdo qytetar, apo çdo deputet ka detyrimin të kërkojë zbardhjen e plotë të financimeve të paligjshme në administratë apo politikë.
Shqiptarët sot duhet ta dinë që 54 milion Euro mund të përdoren lehtēsisht për të ndikuar negociatorët apo ministrin e negociatave me detin, konteksti i ri i bën problematike deklaratat që Greqia e ka zgjeruar me 12 milje hapësirën detare të saj. Meqë qeveria ka bërë një listë për të bërë pis dhe ngatërruar shqiptarët, tregon që ka interes të madh për tymnajë.
Unë i përfshirë pisët në këtë listē të financuar nga qeveria Shqiptare deklaroj me përgjegjësi të plotë që asnjë cent dhe asnjë lidhje nuk kam me këtë histori, kushdo që përfiton para të paligjshme për më tepër nga një shtet tjetër duhet të dënohet për tradhti kombêtare dhe të flaket nga politika dhe institucionet.