Prokuroria e Përgjithshme ka mohuar të këtë një urdhër-arresti të lëshuar ndaj kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Pyetjes së Televizionit Klan akuza iu përgjigj se ndaj Dakos nuk ka asnjë masë të kërkuar nga ky institucion. Ndërsa pyetjes nëse Vangush Dako rezulton të jetë pjesë e kësaj dosje apo ndonjë dosje tjetër hetimore, prokuroria nuk iu përgjigj, duke sqaruar se nuk kishin komente për këtë.