Kryemadhi: Niçja dhe Vangjushi bëjnë çfarë i thotë Edi Rama

0
243

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit”, ka reaguar pas publikimit të përgjimit të Vangjush Dakos me një anëtar të bandës së Shijakut.

Kryemadhi tha se Altin Avdyli, Niçja, dhe Vangjush Dako bëjnë çfarë i thotë Rama dhe se problemi është tek kryeministri dhe jo tek “shërbëtorët” e tij.

“Mua më vjen shumë keq që kemi hyrë në debatin e përgjimeve, na ka zënë sëmundje e tillë. Problemi është te koka e tyre, Niçja dhe Vangjushi , kanë bërë atë që i ka thënë Nicja i madh.

Dokumentat që keni nxjerrë ju sot, faktojnë ulërimën e opozitës për blerjen e votave në vitin 2017 .

Shqitparët e kuptojnë. Siç kanë mbyllur sytë dhe veshët ambasadorët, që kanë parë si rrinin qytetarët si dele dhe prisnin të merrnin lekët për të votuar.

Prokuroria mund ti kapte në flagrancë, por se ka bërë. Shohim një aksion të realizuar. Sic arrestohet Cuko sepse ka folur shoferi për transferim, apo qiradhënësit e laboratorit në Has. Laboratori i Hasit, tregon se tashmë jemi zgjeruar tek heroina dhe opiumi nga kanabisi.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here