Romanca e supermodeles Bella Hadid dhe këngëtarit The Weeknd ka pasur shumë ulje dhe ngritje.
Dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2016-të dhe u rikthyen në prill të këtij viti.
Duket se këtë herë marrëdhënia e tyre është bërë serioze dhe The Weeknd i ka bërë Bella-s propozimin e madh.
Ai i ka treguar planet e së ardhmes duke i kërkuar të jetojnë në të njëjtën shtëpi.
Burime për “TMZ” raportojnë se modelja e ka pranuar menjëherë dhe tanimë ata jetojnë në një supervilë luksoze.
Ajo është e vendosur në një zonë të qetë në New York dhe kushton 600 mijë dollarë.
© SYRI.net