“S’ka bir kur..”, Mustafaj analizon kodin e Dakos: Njësoj si me Tahirin, ka…

0
375

INTERVISTA/ Analisti dhe publicisti Besnik Mustafaj ka folur sot në studion e News24 në rubrikën “Opinion” për zhvillimet e fundit në vend, veçanërisht me daljen e emrit të kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako në përgjimet e prokurorisë. Mustafaj foli për mosfunksionim të prokurorisë, ndërsa hodhi dyshimet për një seleksionim të përgjimeve.

“Mbrëmë në emisionin ‘Të paekspozuarit’ Maks Haxhia tha se në dosjen që ka marrë ai si avokat nuk ekziston një pjesë e këtyre përgjimeve që u nxorën. Dosja që ka avokati është dosja me të cilën po shkohet në gjykatë. Kjo tregon se ka një seleksionim të përgjimeve. Sërish gjendemi një mosfunksionim të prokurorisë. Tentativat që bën Vangjush Dako i cili është i përfolur prej shumë kohësh në këto përgjime, tregon se është shumë i implikuar. Ka rrëzik të jetë sepse duhet marrë parasysh prezumimi i pafajësisë”, tha Mustafaj.

I pyetur nëse duhet të arrestohet Dako, ish-deputeti i PD u shpreh se nëse emri i tij përfshihet në përgjime në të njëjtin nivel me të personave që janë arrestuar, atëherë kjo gjë do të ishte e ligjshme.
“Nuk jam në gjendje të them por nëse janë arrestuar persona të tjerë të nivelit të përfshirjes së Dakos atëherë sigurisht që duhet të arrestuar. Nga ato që kanë dalë rezulton se Dako është po aq i implikuar sa ata që janë arrestuar. Ai po trajtohet në mënyrë të priviligjuar dhe nëse kjo është e vërtetë sigurisht është dora e kryeministrit dhe fuqisë së tij politike. Nuk ka pse të privilegjohet. Dako drejton qytetin e dytë më të madh në Shqipëri, është port dhe kjo tregon se është lidhur me shumë mënyra ekzistenca këtij qyteti me krimin e organizuar”, u shpreh analisti.

Për sa i përket komunikimeve me ‘të fortët’ që i pranoi Dako dhe shprehjes së tij se ‘nuk ka bir k*ve që ia kalon me telefonata, Mustafaj tha se telefonatat me këta njerëz nuk janë normale. Ndërsa shprehjen e ngjashme me të ish-ministrit Saimir Tahiri ai e quajti kod të përcaktuar prej tyre.

“E para a janë të pashmangshme lidhjet me të fortët? Unë kam bërë më shumë fushata elektorale se Vangjush Dako në jetën politike. Në mënyrë absolute nuk kam pasur as unë dhe as rrethi i bashkëpunëtorëve nuk ka pasur asnjë kontakt me këta lloj njerëzish.
Po fjete me pulat do zgjohesh me pleshta thotë populli. Kjo është një gjuhë mafiozësh. I dërgoi mesazh me një kod të tillë kryeministrit Saimir Tahiri, i dërgoi të njëjtin mesazh të koduar dhe Dako. Përsëritja ma përforcon bindjen se ky është një kod i përcaktuar mes tyre”, u shpreh Mustafaj.

Ai foli më tej edhe për vizitën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Tiranë, duke treguar disa nga pikat kyçe. Mustafaj tha se Kosova duhet të jetë një nga çështjet.

“Ka të gjitha arsyet që kryeministri i Jerusalemit të vijë në Shqipëri. Shqiptarët kanë treguar se janë miq të hebrenjve. Ardhja e Netanyahut duhet të ketë një rëndësi ekonomike sepse Izraeli ka kapacitete. Shpresoj se ai vjen me një paketë projektesh e investimesh. Pika që unë do doja të merrte një kthesë nga kjo vizitë është njohja e Kosovës. Është në mënyrë absolute e papërligjur nga Izraeli njohja e Kosovës. Duhet ta njohë dhe si vend mik por edhe për të ndjekur aleatët e vet. Kjo është një vizitë e planifikuar. Kohët e fundit ka një tension mes Turqisë dhe Izraelit. Në fillim të themelimit të NATO-s Turqia dhe Izraeli kanë pasur marrëdhënie të afërta. Me Erdoganin kanë ndërruar. Vizita e kryeministrit Netanyahut në Shqipëri mund të përcjellë dhe një shqetësim të vogël që ka lidhje me votimin e Shqipërisë për Palestinën”, deklaroi ai/balkanweb.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here