reu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar pas videos së publikuar nga kreu i PD, Lulzim Basha në Facebook, teksa thoshte se restoranti ‘Pista’ në Durrës, në pronësi të grupit të Avdylajve është ndërtuar me lejen e Vangjush Dakos.
Në reagimin e tij, kreu i bashkisë së Durrësit thotë se Basha shpif dhe se për këtë do të depozitojë të hënën padinë për shpifje në gjykatë.
“Unë s’kam dhënë asnjë leje si ajo që mashtron ti dhe prandaj ti nuk e nxjerr lejen, po shpif”- thotë ndër të tjera Dako.
Statusi i plotë:
O Lulzim o toçi i Saliut! Shpifja jote me video sot do shkojë në gjyq dhe për këtë ti do tundësh lekët nga thesi që kunati e mban dhe ti e mbush! Unë s’kam dhënë asnjë leje si ajo që mashtron ti dhe prandaj ti nuk e nxjerr lejen, po shpif! Kurse ti i ke dhënë leje vetes tënde për shtesë kati mbi pallat në kundërshtim me çdo ligj. Je shumë peshk o toç dhe je peshk rezervati që mirë nuk hahesh po po qelb dynjanë. Të hënën depozitoj padinë për shpifjen tënde të re. Toç!