Ministri Fatmir Xhafaj jep dorëheqjen në mënyrë të papritur. Edi Rama ka shkruar në Twitter se Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen dhe ai e ka pranuar këtë.
Njofitmin për dorëheqjen e tij e ka pranuar vetë kreu i qeverisë Edi Rama i cili e ka falenderuar atë për punën e bërë.
Statusi i Edi Ramës në Twitter
“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar. Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse.”
Në foto: Gjeneral Sander Lleshi, i propozuar për ministër i brendshëm