Replikat/Basha: Iu dhe Avdylajve leje për të ndërtuar restorant Pistën; Dako: Peshk që qelb dynjanë, toç, shihemi të hënën në Gjykatë

0
210

Partia Demokratike vazhdon akuzat drejtuar kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Në një postim të fundit në Facebook, kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video, ku thuhet se Dako iu ka dhënë grupit të arrestuar të Avdylajve, leje për të ndërtuar restorant “Pista” në Durrës.

Sipas kryetarit të PD, ‘dosja 399’  sapo ka nisur të përgjohet. Kryedemokrati kërkon që Dako të futet në burg.

“Dosja 339 sapo ka nisur të zbulohet. Vangjush Dako e ka vendin në burg”- shkruan Basha.

Dy ditë më parë në media u publikuan disa përgjime, mes Dakos dhe një tjetër personi, i cili mban pseudonimin Niçja, i quajtur Altin Avdyli, pjesë e bandës së Shijakut. Ndërkohë që Berisha, publikoi një tjetër përgjim, ku Dako është kapur duke biseduar me Jasin Avdylin, i cili po ashtu është i arrestuar. Ndërkohë që vetë Dako, ka mohuar akuzat e PD, dhe ka thënë se takimet me Avdylajt janë pa asnjë prapaskenë, por gjatë fushatave elektorale. Kryebashkiaku i Durrësit, ka sqaruar se në periudhat e fushatave elektorale ai takon shumë qytetarë, dhe i tillë sipas tij është edhe rasti i Avdylajve.

Ora 19:40/ ‘Peshk që qelb dynjanë’, Dako i përgjigjet Bashës: S’kam dhënë asnjë leje, ti shtove katin në pallatin ku jeton. Të hënën, padi tjetër

Kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako i ka kthyer përgjigje kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas videos që ky i fundit publikoi ditën e sotme. Në një reagim në Facebook, Dako thotë se nuk iu ka dhënë kurrë leje grupit të Avdylajve për të ndërtuar restorant në Durrës. Ai akuzon kryedemokratin se ka dhënë një leje për veten e tij, për të bërë një shtesë kati në pallat. Në fund, Dako e paralajmëron Bashën me një padi për shpifje ditën e hënë.

Reagimi i plotë:

O Lulzim o toçi i Saliut! Shpifja jote me video sot do shkojë në gjyq dhe për këtë ti do tundësh lekët nga thesi që kunati e mban dhe ti e mbush! Unë s’kam dhënë asnjë leje si ajo që mashtron ti dhe prandaj ti nuk e nxjerr lejen, po shpif! Kurse ti i ke dhënë leje vetes tënde për shtesë kati mbi pallat në kundërshtim me çdo ligj. Je shumë peshk o toç dhe je peshk rezervati që mirë nuk hahesh po po qelb dynjanë. Të hënën depozitoj padinë për shpifjen tënde të re. Toç! 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here