Deputeti i PD Ervin Salianji ka folur serish mbi akuzta qe opozotya ka hedhur prej ditesh per ministrin e Jashtem duke pohuar se:
“Shqipëria dhe e ardhmja e saj rrënohet e shkatërrohet kur qeveria bashkëpunon me krimin dhe bandat; kur sovranitetin në territor nuk e kanë më institucionet, por banditët.
Ministri i Jashtëm ende nuk i është përgjigjur pyetjeve të opozitës:
– Sa herë është takuar me Bajrot?
– Sa herë i ka përdorur për të kërcënuar përfaqesues dhe votues të opozitës?
-Sa territor ka mbuluar banda në zgjedhje duke bërë vota për Partinë Socialiste me “mënyrën e tyre”?
– Sa herë i ka çuar “selam” në emër të Ramës?
– Cili është komunikimi i fundit i tij me Bajrot dhe për cilat arsye ka komunikuar me ta?
– A ka dijeni ministri Bushati se cili ishte “shefi i madh në Tiranë” në përgjimet e bandës? Shefi që do i zgjidhte bandës problemet me ligjin?”