Drejtuesve të mjeteve iu “shtrëngohet rripi”; 13 në pranga, 12 nga të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur

0
144

Policia Rrugore është “hedhur në sulm” edhe këtë fundjavë, duke iu ” shtrënguar rripin” të gjithë drejtuesve të mjeteve.

Kështu përgjatë natës janë konstatuar disa drejtues mjetesh që kapen në shkelje të rregullave të qarkullimit, ndërsa në pranga kanë rënë 13 persona, mes tyre 12 që drejtonin mjetin në gjendje të dehur. Po ashtu janë penalizuar me heqje të lejes së drejtimit mbi 100 shoferë. Sipas policisë gjatë fundjavës janë konstatuar edhe raste kur shoferët ecin me shpejtësi skëterrë, deri në 190 km/h.

Postimi i Policisë Rrugore

“Shpejtesia mbi normat e lejuara qe varionte deri ne 190 km/h, Gara te rrezikshme ne rruge dhe Alkool gjate drejtimit te automjetit qe varionte deri ne 1.14 mg/l, ishin shkeljet te cilat “zbehen” argetimin edhe kete fundjave.

Per shkak te rrezikshmerise qe paraqesin, keto shkelje ishin ne ??♀? Policise Rrugore te Tiranes, pergjate oreve te vona te se Premtes deri ne oret e para te mengjesit te se Shtunes, si dhe gjate oreve te mbremjes se djeshme e deri ne oren 05.00 te mengjesit te sotem.
Nga kontrollet e alternuara si ne zonat urbane dhe ato interurbane te Kryeqytetit jane konstatuar dhe ?✍:
• Arrestuar ne kushtet e flagrances 13 persona, nga te cilet 12 per drejtim mjeti ne gjendje te dehur dhe 1 per korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojne funksione publike.
• Pezulluar 34 leje drejtimi per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit.
• Pezulluar 32 leje drejtimi per shpejtesi mbi normat e lejuara.
• Proceduar administrativisht 10 drejtues mjetesh per mosrregullim shpejtesie ne qendrat e banuara dhe gara ne shpejtesi.
• 21 drejtues mjetesh te papajisur me siguracionin e detyrueshem.
• Si dhe 94 drejtues mjetesh per shkelje te tjera te rregullave te qarkullimit rrugor.
Siguria ne rruge, mbetet sfida jone, bashkohu edhe ti me ne, mos drejto mjetin nen efektin e alkoolit, respekto kufizimet e shpejtesise dhe rregullat e qarkullimit.
#udhetoisigurt

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here