Deklaratë e Levizja AntiSoros ndaj Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë: DUHET NOTË PROTESTE KUNDËR GREQISË DHE JO SHPJEGIME!
Në një kohë që Qeveria Shqiptare duhet t’i çonte notë proteste Qeverisë Greke (s’po themI edhe të largonte një diplomat grek në shenjë reagimi se e di që s’kanë kurajo):
për skandalin e financimeve sekrete greke nga Fondi Sekret i Ministrisë së Jashtme Greke për ndikim në një vend anëtar të NATOs dhe në kundërshtim me çdo Konventë Ndërkombëtare mbi Shërbimin Diplomatik, për hyrjen në territorin e Shqipërisë së një terroristi të armatosur, (të frymëzuar nga një propagandë publike përfshi edhe nga Parti Politike Parlamentare Greke si Agimi i Artë) i cili ka ndërmarrë akte terroriste, nuk ka pranuar të dorëzohet duke mos iu bindur një urdhëri direkt të autoriteteve legjitime policore, madje ka qëlluar drejt forcave policore shqiptare dhe më pas në shkëmbim zjarri vdekjeprurës është eliminuar,
për reagimin absurd të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë që me një gjuhë aspak të përshtatshme diplomatike ku jo vetëm nuk dënon me ashpërsi aktin terrorist dhe terroristin përkatës, por inkurajon median dhe opinionit grek që të glorifikojë si Hero një terrorist dhe akt heroik një akt terrorist (që sjell në të ardhmen inkurajimin e akteve edhe më të rënda terroriste se budallenjtë nuk mungojnë në Ballkan që frymëzohen nga retorikat dhe propaganda nacionaliste kur e dinë që do të marrin lavdi heronjsh donkishoteskë), Ministria jonë e Jashtme ka hallin se si do të marrë me të mirë Shtetin Grek!!!
Qeveria Legene që nuk heziton të votojë 3 herë në OKB kundër SHBA që nga fitorja e Trump, dhe spërdridhet si putanë me një cënim kaq të rëndë dhe të drejtpërdrejtë të integritetit territorial dhe diplomatik të Shqipërisë! Bravo Forcave Rena dhe Jazëk Qeverisë!