“Në vendin e gënjeshtrës e vërteta është një semundje”
Gianni Roddari
Demonët e kuq
“Populli në baladat e tij, pena e shkrimtarëve , pentagramet e muzikantëve, mermeri në studiot e skulptorëve, vetvetishëm do të synojnë drejt pamjes, figurës, mendimeve të Tij, për të sjellë Atë përsëri midis nesh, ashtu siç ka qenë përherë, ashtu siç thuhet për të pavdekshmit: më të gjalë se të gjallët.”
Dje në mbrëmje “Top Chanel” dha një eksluzive për poemën “disidente” “Në mesditë u mblodh byroja” të Ismail Kadaresë e shkruar në vitin 1985. Në pritjë të pjesës së dytë që do të jepet të djelën e ardhëshme, do të ketë një cikël çdo ditë nga “disidenca” e Ismail Kadaresë dhe rrezikun që ka pasur ai dhe Helena për jetën, nga shkrimet e tij, jo vetëm në 1975 e në vazhdim, por edhe në vitet 1988-89-90 kur dikatatori Hoxha i kishte kthyer këmbët nga dielli në 1985.
Sipar pjesë nga poezia “Pashallarët e kuq” apo “Në mesditë u mblodh byroja” dhe një shkrim i Kadaresë në 1985, ne ZP “Ideatori letërsisë”.
ZP vjeshtë 1985
Ideatori i letërsisë dhe arteve
Duke qenë ideator dhe arkitekt i Shqipërisë së re, Enver Hoxha është i tillë njëhkohësisht edhe për shkencat, artet dhe letërsinë tonë. Mendja e Tij e gjërë prej ideologu, filozofi e eruditi të pashtershëm ka qenë një ndër faktorët kryesorë për të përcaktuar përmasat e themeleve të arteve të letërsisë së re shqipe, permasa prej të cilave do të kushtëzohej pastaj shtati dhe lartësia e gjithë grehinës.
Dhe kështu nën mësimet e Tij, u realizua një nga arritjet më të mrekullueshme të epokës: në nëndin me kulturë mijvjeçare, në dyzet vjet të epokës socialiste letësia dhe artet arritën zhvillimin më të madh dhe intensiv, të paparë ndonjëherë në qytetrimin e shqiptarëve.
Ai ishte mik i madh i shkrimtarëve dhe artistëve, me të cilët e bashkonin shumë gjëra. Duke qenë krijues i Partisë, i gjithë shtetit modern shqiptar, i gjithë letrave dhe mekanizmave të sistemit të socializmit. Ai ishte njëkohësisht krijues veprash filozofike-letrare të një bukurie të rrallë.
Ata shkrimtarë dhe artistë që kanë pasur fatin ta njohin e të bisedojnë me Të, e kanë të paharruar në kujtesë, fuqinë pasionante, thellësinë, poliedrizmin, ngrohtësinë intime dhe njëkohësisht monumentalitetetin e fjalës së Tij. Shembulli i fundit i kësaj ishte Përshëndetja e paharruar që Ai i dërgoi popipullit e gjithë kombit shqiptar në dyzet vjetorin e Çlirimit. Tani në sfondin e dhimbjes e të humbjes së Tij, ajo Përshëndetje na ngjan si fjala e Tij e lamtumirës.
Po do të ketë lamtumirë e s’do të ketë lamtumirë me Enver Hoxhën. Populli në baladat e tij, pena e shkrimtarëve , pentagramet e muzikantëve, mermeri në studiot e skulptorëve, vetvetishëm do të synojnë drejt pamjes, figurës, mendimeve të Tij, për të sjellë Atë përsëri midis nesh, ashtu siç ka qenë përherë, ashtu siç thuhet për të pavdekshmit: më të gjalë se të gjallët.
Ja disidenca ke Pashallarët e kuq
Kurse pamja e jashtme ishte ndryshe
Buzeqeshje, tundje grushti ne miting
Thjeshtesi tek xha Kamberi, tek X gjyshe,
Dhe fjalet “Enver” “parti”, “autokritike”.
Keshtu ishte diten,
kurse naten
Zbrisnin ne themel ata serish.
Por revolucioni s’ish kala e Rozafatit
Qe duronte diten ngre e ngre e naten prish.
6.
Enver Hoxha, syri i tij i mprehte
Ishte i pari qe dyshoi per ta.
Dhe ahere ne themele te shtetit
Zbriti si ne baladat e medha.
Nje pishtar te kuq mbante ne dore.
Dheu dridhej
Flaka mbi ta ra.
Dhe i pa tek prishnin gjakun e deshmoreve
Tek ndanin mantelet sec i pa.
“Ja, ku qenkeni!”
Ata u ngrine.
-Oh, shoku Enver, hm, rrofte, oj!-
Por ai i mvrejtur
me dhembjen ne cdo thinje
Si nje mal ne dimer bubulloi.
Krisht ai nuk ish qe t’i debonte
Nga pushteti me kamcik dhe stap.
Ai klasen ngriti te punetoreve.
Per ta bere burokratizmin zap