Lajmi për ardhjen e Tsipras në Gjirokastër, vjen pas mbërritjes së Vangjel Dukes në familjen e 35-vjeçarit. Po ashtu në familjen e të ndjerit ka shkuar edhe konsulli grek në Gjirokastër.
Vangjel Dule: Nuk ju prish punë pak mirësjellje në momente të tilla, merrni njëherë lejë. Nuk është e hijshme. Në momentin e duhur do të ketë deklarata. Është mungesë mirësjellje, mësoni ABC e njerëzimit. Sjellje prej hienash lerini.
Me pas Vangjel Dule pranon te flase per gazetaret:
Për kryetarin e PBDNJ, ka shumë pikëpyetje në lidhje me vrasjen e Kostandinos Kacifës. Në një deklaratë për gazetarët, pas vizitës në familjen e të ndjerit, Dule u shpreh se hetimi duhet të jetë transparent. Për këtë tha ai, duhet një ekspertizë e përbashkët nga Shqipëria dhe Greqia.
Dule: Dëshiroj që të theksojmë thirrjen tonë për gjakftohtësi, por të demonstrojmë vendosmëri se kjo çështje duhet zbardhur në të gjitha detajet e saj me të gjithë transparencën e mundshme. Ka shumë pikëpyetje që e bëjnë me delikate. Si nisi konflikti dhe nga u provoakua? Mbetet ende pa përgjigje. Kush ishin rrethanat dhe nga kush u mor vendimi për të dhënë një zgjidhje fatale, ndërkohë që ekzistonin edhe alternativa të tjera që do të garantonin jetën