“Balarati” Bombë molotov zyres turistike shqiptare ne Greqi

0
164

Oret e para të mëngjesit një zyrë turistike në pronësi të një shqiptari është shpërthyer me bombë molotov në Athinë.

Dyshohet se sulmi ka lidhje me vrasjen e ekstremistit grek Kostandines Kacifas në Bularat të Gjirokastrës. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në rrugën 31-33 Deligianni pranë stacionit Larissis.

Agjensia turistike ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Autorët e hodhën bombën në fasadën e dyqanit turistik më pas u larguan në drejtim të paditur.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar identitetin e autorëve të bombës molotov.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here