Një rremujë e madhe është shkaktuar në Prizren, konkretisht në Shtëpinë e Kulturës, dhe e gjitha kjo për të siguruar një kontratë pune në Gjermani. Pamjet në fotografitë më poshtë dëshmojnë më së miri nivelin e lartë të papunësisë në Kosovë dhe ëndrrën e qytetarëve për të jetuar jashtë vendit.
Ditë më parë një kompani gjermane ka shpërndarë një njoftim për mundësi punësimi në aeroportin e Hamburgut. Këtij konkursi i janë përgjigjur me interesim të lartë mijëra qytetarë.