22-vjeçari terrorizon fshatin, ja çfarë bëri…

0
140

Diten e sotme policia e Krujes ka vene ne pranga nje te ri i cili ka terrorizuar fshatin duke qelluar me arme. Kane qene banoret ata qe kane denoncuar sepse kane qene te trembur nga ajo qe po shihnin.

Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë apo mbajnë armë në banesë pa leje, si dhe falë bashkëpunimit me komunitetin shërbimet e Policisë Krujë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Edison Ajazi, 22 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.

 

Automatiku

Arrestimi i tij u bë pasi u mor informacion se, në lagjen “Magaze” ka të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së tij.

Menjëherë u organizua puna dhe u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Edison Ajazi, ku në dhomën e gjumit të tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56, një krehër me 15 fishekë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve të para, materialet në ngarkim të shtetasit Edison Ajazi iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi pa leje i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here