Deri më sot të gjithë shqiptarët kanë patur në mendje imazhin ish-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, si një grua e karakterizuar dhe bukuria dhe eleganca në pamjen e jashtme, ashtu siç edhe ishte paraqitur në shfaqet e fundit publike.
Por nga sot do të duhet të ndryshoni mendim. Sidomos pasi të shikoni këto fotografi, ku shfaqet një ndryshim drastik në pamjen e ish-gruas së hekurt të Partisë Demokratike.
Vetëm pak minuta më parë Jozefina ka publikuar në profilin e saj në rrjetet sociale dy fotografi, nëpërmjet të cilave lajmëronte se do të ishte e ftuar në emisionin e pasdites “Rudina” në Tv Klan.
Në këtë foto duket e ish kryetarja e Parlamentit nuk është kujdesur shumë për elegancën e dikurshme dhe ka shtuar shumë në peshë.
Ndoshta këto janë pasojat e largimit nga politika, duke bërë tashmë një jetë jo shumë aktive.