Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, “i bindur” se ka siguruar “pafajësinë” e tij, nga një dokument i pretenduar i Prokurorisë së Catanias në Itali, ka filluar e po shpërndan “pafajësi” edhe për ish-vartësit e tij, në Polici.
I ftuar sot në emisionin “opinion”, përballë fakti të përmendur prej Blendi Fevziut, se “ish-vartësit e tij, i gjithë ish-zinxhiri komandues i Policisë së Vlorës, janë në kërkim”, Saimir Tahiri, bëri “të panjohurin” për dy ish-oficerët, ndërsa për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, është shprehur i sigurt “unë besoj që është i pafajshëm. Unë po të them se ka punuar me mua si shumë bashkëpunëtor të tjerë, por unë besoj se është i pafajshëm. Unë kam vënë ish-drejtorin e qarkut, ndërsa këta të dy nuk i njoh fare. Unë kërkoj që askush nuk duhet t’i shmanget drejtësisë. Unë besoj që është i pafajshëm. Unë po të them se ka punuar me mua si shumë bashkëpunëtor të tjerë, por unë besoj se është i pafajshëm. Nëse ndodh e kundërta ai ka abuzuar me besimin tim dhe prokuroria duhet ta hetojë. Me sa di unë, jam e vetmja çështje që hetohem nga 7 prokurorë, por ju them bëjini 70 prokuorë por vetëm jepni drejtësi”, tha Tahiri.