Një shqiptare ka humbur jetën në Shtete e Bashkuara të Amerikës, si pasojë e një aksidenti me makinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit në Livonia, Westland dhe viktima është Klivja Çaçi, 25 vjeç nga Korça.
Shqiptarja po udhëtonte me makinë e saj tip ‘Chevrolet’ dhe në përpjekje për të dalë në anën tjetër të rrugës, humbi kontrollin e automjetit duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Mediat amerikane raportojnë se Klivja Çaçi jetonte e vetme prej dy vitesh në Amerikë dhe kishte shkuar përmes Lotarinë Amerikane.
Trupi i të ndjerës ndodhet ende në SHBA, pasi nevojitet një shumë e konsiderueshme parash për dërgimin në Shqipëri. Në internet ka nisur një fushatë për mbledhjen e shumës së parave të nevojshme.